-Sociale, Kryesore

Video/ Kushtet skandaloze në spitalin e Bulqizës, pacientët mbulohen “kokë e këmbë” me batanije nga acari

Spitali i Bulqizës ndodhet në kushte të mjerueshme. Gjatë një video të publikuar nga “Balkanëeb”, duket se si një prej pacientëve i cili është edhe në moshë, teksa del të blejë diçka është i gjithi i mbuluar me batanije.

Në video duket edhe spitali i Bulqizës, ku pacienti në fjalë, jashtë kamerave pohon kushtet e vështira ku acari ka pushtuar të gjithë godinën e spitalit, për shkak të mungesës së ngrohjes.

 

Pacientët ankohen se prej muajsh në spital mungon tërësisht ngrohja. Batanijet nuk i përdorin vetëm në rastin në fjalë, kur iu duhet të dalin jashtë, por edhe brenda. Një tjetër detaj skandaloz mbetet edhe mungesa e ilaçeve ku pacientët duhet t’i sigurojnë personalisht.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko