-Sociale

VIDEO/ Kryetari i bashkisë dhe banorët e Laçit thirrje qeverisë: Shembeni këtë gërmadhë, po merr jetë njerëzish

               Publikuar në : 11:25 - 09/07/18 |
ri.de.

Ish-Uzina e Superfosfatit në Laç e kthyer në një gërmadhë po merr jetë njerëzish. Në fundjavën që lamë pas dy të rinj humbën jetën, pasi u shemb muri teksa ata kërkonin për skrap. Viktima mbeten Dashamir Jahja dhe Drilon Lamaj. Banorët e zonës thonë se shkak për tragjedi të tilla është varfëria, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për ta shembur ish-uzinën. Dy ku dy te rinj mbeten viktima teksa përpiqeshin te nxinin bukën e gojës.

I kontaktuar nga Ora News kryetari i Bashksië së Kurbinit ka përsëritur thirrjen për ndihmën e qeverisë për të ndërhyrë pasi godinat e ish-Uzinës nuk janë në administrimin e Bashkisë.

Sakaq, Bledar Gjoka banor i Shullazit thotë se kjo Uzinë i ka marrë jetën babai dhe vëllai të tij. Apeli i tij i drejtohet autoriteteve që të marrin masa për të shembur godinat, pasi çdo ditë rrezikojnë jetë njerëzish.

Familjet e dy të rinjeve që humben jetën mesditën e sa shtunës kanë hapur dyert e mortit, pak kilometra vendit të ngjarjes. Të afërm të tyre thonë se kushtet e vështira ekonomike i detyronin të kërkonin skrap në rrënojat e ish-uzinës për të siguruar bukën e gojës.

Por rreziku mbetet ende i larte pasi kjo zonë është kthyer në një vend vetëpunësimi për banorët e zonës, pa marrë parasysh që gërmadhat e Uzinës kërcëjnë jetën e tyre.

Në total, 4 persona kanë humbur jetën që nga viti 2004 e deri më sot tek Ish Uzina e superfosfatit në Laç.

Pas