-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Video komprometuese/ Viktor Tusha pranon se i futi lekët në xhep militantit të plagosur. Ja shpjegimi që bën

Kandidati për deputet i LSI në Lezhë, Viktor Tusha pranon se i ka futur zarfin me lekë në xhep, kryeplakut të Raboshtës, Gjovalin Gjini gjatë vizitës që zhvilloi në shtëpinë e tij bashkë me Ilir Metën.

Ai e justifikon këtë veprim me traditën popullore duke thënë se “respektoi filxhanin e kafesë”. Me këtë rast, Viktor Tusha nuk ka hapur vetëm debatin e shpërndarjes së parave në fushatë por edhe debatin për doket dhe zakonet pasi tradita e malësorit nuk është që të futen para në xhep fshehurazi, siç pretendon Tusha, por ato hidhen në filxhanin e kafesë brenda në shtëpi.

Statusi i Viktor Tushës në facebook

Zakoni i malësorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet. Unë së bashku me miqtë e Gjovalinit tërë jetën tone e kemi respektuar dhe do ta respektojme këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre. Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera!
Lexo më shumë për këtë ngjarje:

Video komprometuese për LSI/ Viktor Tusha i fut zarfin në xhep kryeplakut të dhunuar, pas shpinës së Ilir Metës

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko