Sport

Video/ Khabib pritet si hero në vendin e lindjes pas fitores ndaj McGregor

               Publikuar në : 13:35 - 09/10/18 |
el ida

Kampioni në fuqi i botës në UFC, Khabib Nurmagomedov u prit si hero  në vendin e tij të lindjes, Dagestan. Khabib u bë qendra e mediave botërore pas fitores së madhe që arriti ndaj irlandezit Conor McGregor.

Mijëra fansa e pritën me ovacioni “luftëtarin” rus i cili nuk ngurroi të përshëndeste fansat e tij më të zjarrtë. Në fjalën e tij, Khabib u kërkoi falje fansave të tij për ngjarjen e turpshme që ndodhi pas ndeshjes ku ai doli nga kafazi dhe u përlesh me stafin e McGregor.

Vlen të përmendet fakti se Khabib mund të ndeshet sërish me McGregor pasi ky i fundit ka kërkuar ndeshje tjetër.

Pas