Sport

Video/ Khabib flet për sulmin ndaj stafit të McGregor, më ofenduan fenë

               Publikuar në : 20:16 - 07/10/18 |
el ida

Pasi mundi McGregor, Khabib nuk priti të festonte por fluturoi, jashtë kafazit duke sulmuar stafin e kundërshtarit.

Pas këtij incidenti kampioniu i botës ka folur në lidhje sulmin e tij, ku ka thënë se stafi një nga stafi i McGregor i kishte ofenduar fenë islame, kombin dhe familjen e tij.

Khabib tregon se ishte pikërisht Dillon Danis të cilin sulmoi nga kafazi, ai që e kishte ofendur që para ndeshjes.

“Dua t’i kërkojë falje Komisionit të Shtetit të Nevadas”, tha Nurmagomedov në një konferencë për media pas ndeshjes.

“Kjo nuk është ana ime më e mirë. Ai foli për fenë, vendin dhe babanë tim. Ai erdhi në Brooklyn, theu një autobus dhe gati vrau dy persona. Pra, pse njerëzit po flasin për mua që kapërceva kafazin? Kam treguar respekt”.

“Ky sport është i respektueshëm. Nuk është sport për të folur broçkulla. Dua ta ndryshoj këtë sport. Nuk mund të flasësh për fetë dhe kombet. Për mua ato janë të rëndësishme”, tha ai.

Pas