Rusi 2018, Sport

Video/ Këta janë 5 golat më të bukur të Botërorit deri tani, mos i humbisni

Botërori “Rusi 2018”, mund të quhet padyshim ai i çudirave. Kemi parë skuadra të mëdha të mposhten nga skuadra elementare, por kemi parë edhe rikthimin e disa prej tyre si Anglia, Spanja, apo Belgjika. Tashmë kemi hyrë në fazën e 1/8, dhe emocionet janë bërë edhe më të forta. Në fazën e grupeve kemi parë deri tani gola spektakolar, të cilët padyshim do i bashkohen historisë, ashtu siç ka ndodhur edhe me botërorët e tjerë. Por cilët janë 5 golat më të bukur të këtij Botërori deri tani? I shohim si më poshtë:

1 – Diego Costa në ndeshjen Portugali – Spanjë: Ishte goli i barazimit, që Spanjës i duhej me patjetër. Diego Costa bëri një sulm perfekt, duke arritur ta manovronte topin në mënyrën më të mirë të mundshme. I vetëm mes dy lojtarëve portugez ai arriti të shënonte golin e shumëpritur.

2 – Cristiano Ronaldo në ndeshjen Portugali – Spanjë: Një goditje dënimi e realizuar me përpikmëri, ishte padyshim një nga golat më të bukur të Ronaldos në këtë Botëror. Kur rezultati ishte 2-3, Portugalia barazon në minutat e fundit, duke e mbyllur ndeshjen me barazim. Portugali – Spanjë, mbetet një nga ndeshjet më emocionuese të këtij Botërori.

3 – Xherdan Shaqiri në ndeshjen Serbi – Zvicër: Goli i Shaqirit kundër Serbisë do të jetë padyshim më i bukuri i këtij botërori për shqiptarët. Një ndeshje ku të gjithë prisnin fitoren e Zvicrës, dhe pjesa më e bukur ishte se të dy golat u realizuan nga lojtarët shqiptarë si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. 

4 – Toni Kroos në ndeshjen Gjermani – Suedi: Ai u shpall “Njeriu i ndeshjes” për golin e realizuar në minutat shtesë të lojës. Aty ku thuajse gjermanët i kishin humbur shpresat për një fitore, Kroos fiton një goditje dënimi ideale. Ai e realizon me mjeshtëri, dhe topi godet rrjetën duke shkaktuar gëzim të pamasë te të gjithë tifozat.

5 – Adnan Januzaj në ndeshjen Angli- Belgjikë: Lojtari 23 vjecar me origjinë kosovare, realizoi mbrëmjen e djeshme një gol spektakolar për Belgjikën, duke i siguaruar skuadrës së tij, vendin e parë në grup. Ishte një gol vërtet i bukur, për të cilin u diskutua gjatë.

Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko