4

Video/ Kapiteni takon tifozen e verbër, shikoni takimin emocionues

               Publikuar në : 17:30 - 12/01/19 |
d.l

Françesko Toti, kapiteni legjendar i Romës ka kaluar momente speciale kur ka takuar një nga fanset e tij më të “flakta”, e cila edhe pse nuk e ka parë kurrë ish-mesfushorin italian, e adhuronte atë.

Mishela është tifoze e skuadrës verdhekuqe dhe ka probleme me shikimin. Ajo ka takuar shumicën e lojtarëve të ekipit kryeqytetas, por takimi me Françeskon ishte tejet special. Motra e saj, Rosa ka rrëfyer të gjithë skenën që ka ndodhur në hotel: “Kur hymë në hotelin ku ishte ekipi, thashë: “Kjo është dita jonë”. Ishte dita më e lumtur për motrën time. Ajo ka qenë gjithmonë në gjendje ta përcjellë pasionin për Romën.”

Mishela ka recituar fjalët e pensionimit të Totit, ku mbante mend çdo fjalë në letrën e tij. Legjenda e Italisë e ka parë me habi dhe i ka thënë papritur: “Më ktheve emocionet e asaj dite”.- duke i dhënë një përfaqim të ngrohtë Mishelës.

Pas