Aktualitet, InstaBIZ

Video/ Jonida Vokshi “8 muajshe shtatzënë”: “Kam menduar edhe emrin e vajzës”

Jonida Vokshi është një nga aktoret dhe moderatoret më të njohura dhe më të dashura të publikun shqiptar.

Ajo është cilësuar si një nga aktoret e reja më të talentuara dhe aktualisht është duke xhiruar filmin më të ri.

“Derë e hapur”, është filmi i ri i në të cilin Jonida do t’i japë jetë një personazhi të ri të quajtur  Elma.  Ajo  është rikthyer nga emigracioni dhe është rreth 7-8 muajshe shtatzënë.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë” ajo është shprehur:

“Jam Elma, flasim për rolin e filmit, jam edhe 7-8 muajshme shtatzënë, është gocë, kam menduar edhe për emrin por nuk do t’ua them. Nuk e kisha provuar ndonjëherë këtë ndjesi dhe më vjen natyrshëm ta mbajë dorën tek barku, është shumë e çuditshme. Edhe kur jam jashtë setit, edhe kur eci, më duket sikur lëviz diçka”.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko