3

Video/ Java parlamentare, nga batutat e Berishës te tensioni i Ramës

Ka qenë një javë e nxehtë kjo që po lëmë pas në jetën politike të vendit, dhe jo vetëm, për shkak të debateve të ndezura për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë që protestat e artistëve kanë vijuar përgjatë javës, debati ka kulmuar të enjten, ku protestuesit u zhvendosën para Parlamentit.

Teksa artistë e qytetarë të shumtë protestonin jashtë Parlamentit, deputetët e opozitës vijonin betejën brenda sallës, duke kundërshtuar projektligjin për ndërtimin e Teatrit të ri, i cili u miratua me votat e mazhorancës.

Ajo çka ra në sy në fillimin e seancës, ishte se ish-kryeministri Berisha, kryedemokrati Basha, dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u futën së bashku në sallën e seancave plenare.

E ndërsa deputetët e opozitës vijonin debatin, ministrat dhe deputetët e mazhorancës janë shfaqur jo pak të impenjuar, teksa janë fiksuar nga kamerat duke diskutuar me njëri-tjetrin. Nuk e dimë nëse edhe mes tyre, temë e bisedës ka qenë “Teatri”. Aspak i qetë gjatë seancës është shfaqur edhe kryeministri Rama, i cili ndonëse nuk mbajti fjalë në foltore, ka lëvizur disa herë nga ndenjësja e tij, duke shkëmbyer biseda me deputetët socialistë dhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar.

Ndërsa ish-kryeministri Berisha, nga foltorja e kuvendit vijon akuzat ndaj mazhorancës, dhe teksa treon një foto, thotë: “Nuk dua të prish familje unë…”

Këto momente interesante të javës, janë bërë pjesë e rubrikës humoristike në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”.

Kësaj rubrike nuk mund t’i mungonte situata e krijuar në sallën e mbledhjes së komisioneve parlamentare, gjatë tërmetit që goditi zonën përreth kryeqytetit këtë javë. Lëkundjet e forta të tokës, krijuar panik tek qytetarët, ndërsa pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” tregojnë momentin kur deputetët kanë lënë sallën e mbledhjeve.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko