-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

Video/ Ja vendi ku u gjet e djegur kufoma në periferi të Tiranës, dalin të tjera detaje

Një person i seksit mashkull është ekzekutuar dhe gjetur i djegur në Kodër Shupal, ende i paidentifikuar nga strukturat e policisë. Ka qenë një banor i zonës, me inicialet K.M, ai i cili ka konstatuar kufomën në pyll, 100 metra poshtë rrugës kryesore. Autorët janë kujdesur që të djegin kufomën dhe si pasojë e zjarrit që ka marrë kufoma, gjithshtu është djegur edhe një sipërfaqe prej rreth 150 metra katrorë, në pyllin e Kodër Shupalit. Gazetari i Tv Klan, Spartak Koka, ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka zbardhur të tjera detaje.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko