-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Video/ Ja çfarë tha Meta për koalicionet

Presidenti i sapozgjedhur i vendit, Ilir Meta, i cili më herët ka mbajtur postin e kryetarit të LSI-së i ftuar në ‘Zonë e Lirë’ ka komentuar marrëveshjen Rama-Basha dhe mungesën e koalicioneve parazgjedhore.

Ai ka deklaruar se LSI nuk dëmtohet nga marrëveshja Rama-Basha për mos lejimin e koalicioneve parazgjedhore.

Sipas tij të vetmet që dëmtohen nga kjo marrëveshje janë disa parti të reja

“Përmendët 2008 përmendet koalicion. Historia nuk përsëritet dy herë njësoj, nëse në 2008 u përjetua si tragjedi tani e përjetojmë si komedi. LSI nuk dëmtohet nga asnjë lloj manovre, sepse të gjitha forcat politike do të garojnë në mënyrë të barabartë, dhe LSI ndihet e sigurt për të dalë forcë e parë, ndoshta do të dëmtohen disa parti të reja, po kjo nuk është përgjegjësi e LSI-së.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko