InstaBIZ

Video/ Ishin live në emision, ja si reaguan moderatorët në momentin kur ra tërmeti

               Publikuar në : 12:15 - 04/07/18 |
E SH

Tërmeti i fuqishëm që shkundi mëngjesin e sotëm pjesën më të madhe të Shqipërisë, ka shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët. Në ato momente shumë prej televizioneve ishin live në transmetim, ndërsa moderatorët vërtetë që ishin në kushte të vështira.

“Top Channel” ka publikuar në faqen zyrtare një video nga momenti kur moderatori teksa po prezantonte rubrikën e gatimit, në emisionin në “Shtëpinë tonë”,  lëkunjdet e forta kanë shkaktuar rrëzimin e pjatave nëpër rafte, ndërsa ai ka nxituar të marrë edhe zonjën aty dhe nxituan të dilnin jashtë.

Edhe moderatorja e emisionit të mëngjesit “Vila 24” në News 24, ishte live në ato momente. Teksa u përpoq të ruante profesionalitetin, ajo shihet ku i kërkon “llogari” regjizorëve se përse nuk e ndërprenë transmetimin, ku në fakt duket vërtet e frikësuar.

 

Pas