Bota, Kryesore

Video-incident/ Gruaja topless sulmon Presidentin çek “Zeman, zuskë e Putinit”

Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, është sulmuar nga një protestuese gjysmë e zhveshur me fjalët “Zeman, prostitutë e Putinit”. Incidenti ndodhi teksa ai po votonte në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në nëj qendër votimi në Pragë. Duke përsëritur vazhdimisht të njëjtat fjalë, gruaja ka vrapuar drejt Zeman i cili nga përplasja ka humbur ekuilibrin. Por truprojat e tij e kanë mbajtur si dhe kanë larguar me forcë aktivisten.

Në faqen online të Femen, një grup ndërkombëtar feministesh, shkruhet se gruaja quhet Angelina Diash dhe është Ukrainase.

Zeman fillimisht është nxjerrë jashtë nga qendra e votimit, por është kthyer sërish për të votuar.

Ai garon për mandatin e dytë presidencial. Zeman ka shkaktuar polemika duke shprehur pikëpamje anti-migrante, duke nënçmuar myslimanët dhe duke forcuar marrëdhëniet me presidentin rus, Vladimir Putin. Ndërsa aktualisht në Europë janë të shumtë ata që shqetësohen për ndërhyrjet e Moskës në perëndim

Ndër kandidatët e tjerë për president janë shkrimtari Michael Horacek, ish-kryeministri i krahut të djathtë, Mirek Topolanek, dhe Vratislav Kulhanekun, ish-shef i fabrikës çeke të makinave, Skoda Auto.

 

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko