-Vënde për tu parë, Te Fundit, Të Gjitha, Travel

Video/ Ilir Meta zhvesh kostumin e presidentit, ngre dolli në Aplet e Shqipërisë

Presidenti i vendit Ilir Meta, i cili së fundi ka nisur të jetë aktiv edhe me postime në rrjetet sociale ka vendosur që në këtë fundjavë të promovojë Shqipërinë. Pasi ka zhveshur kostumin e presidentit, me atlete dhe veshje sportive, Meta ka ndërmarrë një udhëtim të vecantë.

Ai ka postuar një video në Aplet e vendit duke u ndaluar u ndalur vecanërisht tek Syri i Kaltër i Thethit të cilin e konsideron si një ndër vendet më të bukura në botë. 

Meta gjithashtu gjatë këtij udhëtimi është ndalur në takime me banorë të ndryshëm të zonës, ku nuk ka munguar edhe dollia me raki, e njohur në vendin e origjinës së tij. 

Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, promovon bukuritë e Alp…

Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, promovon bukuritë e Alpeve Shqiptare, Luginën e Valbonës dhe Thethin.Gjatë kësaj vizite z. Meta ka është ndalur edhe te “Syri i Kaltër”, një tjetër bukuri natyrore që ofron parku kombëtar i Thethit. Presidenti është shprehur i mrekulluar nga bukuritë natyrore që ofrojnë Alpet shqiptare, teksa i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e humbasin mundësinë që të vizitojnë këto vende të rralla turistike.“Mos mendoni të dashur miq se jam në Tirol të Austrisë apo diku tjetër në Alpet e Evropës. Jam te ‘Syri i Kaltër’ në Theth të Shqipërisë, në Alpet më të bukura në botë. Mos e humbisni mundësinë për të vizituar ‘Syrin e Kaltër’ këtu në Theth në zemrën e Alpeve tona”, – thotë z. Meta.

Posted by Ilir Meta on Sunday, 15 October 2017

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko