-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Video/ Iku koha e Metës, Ruçi i ndërpret fjalën Berishës: Ulu, mos të marr masa…

Ndryshe nga katër vitet e fundit kur Kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Ilir Meta ishte zotuar të mos ia ndërpriste fjalën në asnjë rast ish-Kryeministrit Sali Berisha, kryetari i ri Gramoz Ruçi e ka nisur me ‘dorë të hekurt’ duke ia ndërprerë fjalën që në fjalimin e parë.

“Koha mbaroi zoti Berisha, faleminderit, ulu…”, tha Ruçi, ndërsa insistimit të deputetëve demokratë për të marrë nga minutat e tyre, ai iu përgjigj ”jo nuk ka më asnjë sekondë për askënd.”

“Zoti Berisha të lutem, të lutem ulu…nuk lejohet, ulu zoti Berisha…i the të gjitha ato që kishte për të thënë, të lutem shumë…Zoti Berisha ulu mos më detyro që në këtë seancë të vazhdoj aplikimin e masave që parashikon rregullorja.

Zoti Berisha, ulu mos e tepro, as në planin teknik as në planin moral… ulu dhe mos i gënje këta deputetët e tu se i merr në qafë ashtu…”, tha Ruçi.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko