Sport

Video/ I jep ndihmën e shpejtë kundërshtarit, futbollisti shqiptar hero

               Publikuar në : 14:11 - 06/11/18 |
el ida

Mesfushori shqiptar, Kamer Qaka gjatë ndeshjes së fundit ndaj Universitatea Kraiova në kampionatin rumun, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve falë një gjesti heroik.

Në ndeshjen e luajtur të premten, kundër Universitatea Kraiova, mesfushori i përfaqësueses shqiptare u tregua më i shkathëti të reagonte pas një momenti kur kundërshtari i tij, Valentin Mihaila, mbeti pa ndjenja në fushë pas një goditje në nofull. Qaka jo vetëm ishte i pari që reagoi duke thirrur mjekët të ndërhynin, por edhe shkoi me shpejtësi te 18-vjeçari i cili ishte pa ndjenja në fushë dhe e ktheu me shpejtësi në krah.

Një lëvizje e tillë është e këshillueshme në raste të tilla. Pasi ndihmon në lirimin e frymëmarrjes e cilësohet si vendimtare në rastet e para. Qaka veproi para mbërritjes së mjekëve pranë lojtarit të shtrirë pa ndjenja. Kjo ndërhyrje mund t’i ketë shpëtuar jetën adoleshentit. I cili kishte nxjerrë nofullën dhe rrezikonte të kalonte poshtë gjuhën.

Më pas, edhe futbollisti shqiptar u përfshi nga emocionet e momentit. Ai dshihte i dëshpëruar me duart në kokë ndërsa mjekët po përpiqnin të përmendnin lojtarin. Ky i fundit u transportua me urgjencë në spital. Ndeshja vazhdoi edhe pse shumë prej lojtarëve ishin tronditur nga ajo që kishin parë. Disa prej tyre u përlotën dhe u ulën të luteshin në fushë.

Për fat të mirë, Mihaila u përmend në spital dhe gjendja e tij është stabilizuar. Ndaj me siguri Qaka ka dalë i lumtur nga fusha e lojës edhe pse ekipi i tij u mund me shifrat 3-0. Në jetë ka gjëra më të rëndësishme se një ndeshje futbolli.

Pas