Video-galeri/ Këngëtarët shqiptarë që i kanë kënduar dashurisë së tyre – Opinion – Faqja Zyrtare
Galeri, InstaBIZ, Te Fundit, Video

Video-galeri/ Këngëtarët shqiptarë që i kanë kënduar dashurisë së tyre

kengetaret

Dashuria ka qenë dhe është frymëzim i padiskutueshëm për shumë artistë që kanë prodhuar hite në vite. Shumë këngëtarë shqiptarë u kanë dedikuar këngë partnerëve të tyre, duke shënuar kështu një kujtim shumë të bukur. Shpesh edhe vetë fansat kanë gjetur veten në ato dedikime. Një dashuri e pakushtëzuar, një ndarje e dhimbshme, një ndjenjë e thellë që vjen vetëm një herë në jetë, dashuria është muza më e bukur, prej së cilës përveç emocioneve këta këngëtarë kanë arritur edhe suksesin.

Ndiqni në vijim disa nga këngët që këta artistë u kanë dedikuar partnerëve të tyre duke u shprehur kështu dashurinë që ata ndiejnë. Këto janë deklaratat e një dashurie të pafund.
“Shpirt i shpirtit tim”, një baladë emocionuese, e cila u kthye në kolonë zanore për shumë çifte, është kënga e dashurisë që këngëtarja Aurela Gaçe ia dedikoi bashkëshortit të saj, Skerdit. Me fjalë të bukura, të ëmbla e plot emocion Aurela rrëfeu përmes këngës gjithë dashurinë që ndjen për njeriun me të cilin tashmë ka lidhur jetën dhe ka dy vajza.

Humbja e personit të zemrës është padyshim një dhimbje e madhe për shumë vajza që kanë përjetuar të njëjtën ngjarje si këngëtarja Adelina Ismajli.  Fatkeqësisht, i dashuri i saj humbi jetën në moshë të re dhe Adelina i dedikoi një këngë atij, një baladë emocionuese nga më të bukurat në karrierën e Adelinës.

Alban Skënderaj i ka kënduar gjithnjë dashurisë dhe shumë këngët të tijat i janë dedikuar bashkëshortes së tij, Miriam Canit. Pak javë më parë, këngëtari publikoi klipin “Engjëll”, një këngë plotësisht dedikuar Miriamit, në të cilën ai i drejtohej me fjalë dhe krahasime shumë të bukura: “Një në një milion, dashuri që vjen një herë në jetë, engjëll, mrekullia e tetë” e shumë të tjera. Miriami ka qenë pjesë e klipit gjithashtu.

Xhensila Myrtezaj e ka shprehur shpeshherë dashurinë e saj për të fejuarin, Bes Kallaku. Shpesh edhe në daljet e saj publike ajo e ka falënderuar dhe përmendur aktorin e njohur. Nëse do të rikthehemi pas në kohë, një nga këngët e saj më të bukura, e publikuar në fillimet e karrierës, i është dedikuar pikërisht Besit.  “Engjëlli im” është ndër baladat e para të Xhensilës dhe i është dedikuar plotësisht dashurisë së saj.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ndër çiftet më të komentuar të showbizz-it shqiptar. Nora rrallë është shprehur publikisht lidhur me dashurinë e saj ndaj Robertit, megjithatë shumë prej jush duhet ta mbajnë mend klipin “Baby Jem”  të këngëtares, në të cilin ka marrë pjesë edhe bashkëshorti i saj.

Fillimisht Alban Ramosaj i tha “Ç’kemi!”, më vonë e pyeti “A më do?”, ndërsa në fund zbuloi për të gjithë publikun emrin e saj, “Aurora”. Tri nga këngët e këtij këngëtari i janë dedikuar pikërisht vajzës që ai dashuron. Mund të themi se është e destinuar që Albani të arrijë sukses me këngë që i dedikohen pikërisht dashurisë së tij.

Jonida Maliqi u prezantua në “Kënga Magjike” 2013 me një baladë e cila i dedikohej plotësisht bashkëshortit të saj. Këtë gjë ajo e ka pranuar vetë gjatë prezantimit. “Ti” është kënga të cilën Jonida do ta kujtojë gjithnjë si një nga projektet më të bukura dhe domethënëse në karrierën e saj.

Rezarta Shkurta ka vendosur t’i rikthehet muzikës pikërisht me një këngë dedikuar bashkëshortit të saj. Edhe pse kënga ende nuk është publikuar, këngëtarja zbuloi për të gjithë fansat e saj se muza e saj në këtë këngë ka qenë pikërisht bashkëshorti, Ermal Hoxha./blitz.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko