Aktualitet, Sport, Te Fundit

Video/ Gafa e yllit të ri të Milanit, përshëndet me “Forca Lazio”

Cilësohet si një nga blerjet më të mira të merkatos së shkëlqyer që ka bërë Milani, por Lukas Bilias duket se nuk i del Lacio nga zemra. Mesfushori nënshkroi dje kontratën me klubin kuqezi dhe është gati t’i bashkohet grupit të lojtarëve të drejtuar nga Montela.

Por para tifozëve të Milanit ai është prezantuar me një gafë të pabesueshme. I rrethuar nga tifozët kuqezi që po i merrnin autografe, atij i është kërkuar që të bëjë një përshëndetje para celularëve të shumtë që po e filmonin. Bilia, i pamësuar ende me idenë se është futbollisti i Milanit, u përgjigj me “Forca Lacio”, mes të qeshurave të tifozëve.

Mesfushori e kuptoi shumë shpejt gabimin dhe kërkoi falje, porvideoja e tij është kthyer në një “hit” në internet, duke u shpërndarë me shpejtësi, sidomos nga tifozët e Juventusit dhe të Interit. Zikaltërit kanë gjetur më në fund mënyrën se si të hakmerren për epiken “Forca Inda” që i shoqëron kudo prej disa muajsh.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko