Kryesore, Sport

VIDEO/ Futbollisti shtyn keqazi djalin që mbledh topat

Futbollisti i Shakhtar bën veprimin e pabesueshëm teksa skuadra e tij humbte përballë Romës. Episodi i cilësuar “i shëmtuar” nga gjithë komentatorët sportivë ndodhi në fundin e ndeshjes Roma-Shakhtar, e vlefshme për 1/8 e Champions League. Marlos dhe Ferreyra afrohen në vijën anësore të fushës, duke iu drejtuar një prej djemve që kap topat. Pasi ia marrin nga dora, Ferreyra e shtyn djaloshin, duke e hedhur nga ana tjetër e tabelave publicitare. Menjëherë nis një sherr masiv mes lojtarëve të të dyja skuadrave, që vihet nën kontroll nga arbitri.

Shihni videon më poshtë

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko