-Sociale, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Video/ Festë e shfrenuar majë tavolinave në muzeun e fotografisë “Marubi”

Një nga institucionet më të bukura të kulturës në vend, muzeu i fotografisë “Marubi” në Shkodër është rrethuar me hije skandali që duhen hetuar dhe zbardhur domosdoshmërisht nga Ministria e Kulturës.

Në një video të publikuar sot nga Report TV shihet se si dyert e “Marubit” janë hapur për një festë të shfrenuar private. Mësohet se drejtori, Luçiano Bedeni ka organizuar festën për mikeshën e tij, Kristi Kola e cila aktualisht është anëtare e këshillit bashkiak.

Nga fotografitë e bëra duket qartë se brenda ambienteve janë përdorur pije alkoolike, ndërsa të rinjtë e ftuar në festë kanë kërcyer edhe mbi tavolina. ‘Marubi’ në Shkodër është inauguruar para një viti, ndërsa kushtoi 700 mijë euro të buxhetit të shtetit.

Drejtori i muzeut Luçiano Bedeni nuk ka pranuar të komentojë duke premtuar se “shume shpejt do te keni nje deklarate për mediat”.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko