-Sociale, Kryesore

VIDEO/ Fasonët kërkojnë rrobaqepëse, ja sa është paga

Sektori fason në vendin tonë ankohet se nuk gjen rrobaqepëse. “Kemi vende pune bosh në pritje të punëtorëve”, thotë Gjergji Gjika, kreu i Dhomës së Fasonëve. Sipas tij ka kohë që mungojnë këto punonjës. Të kualifikuar jo e jo…

Klan Plus shkoi në një fabrikë ku punonin 90 punonjëse, ndërsa kapaciteti është për 200 veta.

Gjika hedh poshtë pretendimet se në këtë sektor nuk paguhesh apo se kushtet e punës janë të vështira pasi këto metoda ndiqen edhe në vendet e tjera.

“Edhe Gjermani me këto makina punohet. Kemi githa kushtet e nevojshme me dhomë garderobe me menzë, etj . Paga jonë këtu është 257 euro (neto)”, sqaroi ai.

Mirjeta është një nga banoret e zonës në Mullet, e punësuar në rrobaqepsinë që ndodhet po aty. Thotë se nuk ka patur eksperiencë më parë në këtë fushë. “Këtu e bëra kursin. Më kanë ofruar mundësi dhe më kane mësuar makinen. Jam e kenaqur me këtë lloj pune”, shprehet ajo.

Veç mungesës së fuqise punetore, si shqetësim sektori fason rendit edhe rënien e Euros dhe informalitetin dhe konkurencën e pandershme.

Sektori i industrisë tekstile dhe këpucëve vazhdon të zërë vendin e parë në eskportet shqiptare, por sipas kreut të fasoneve, barra fiskale vazhdon të jetë e lartë dhe nuk ka lehtësi fiskale nga qeveria.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko