InstaBIZ

Video/ Fansat thërrasin Xhensilën në koncert, Ardian Bujupi i shkruan këtë mesazh dhe ja çfarë paralajmërojnë

Që pas lindjes së vajzës së saj Ajka, këngëtarja Xhensila Myrtezai është shkëputur nga koncertet dhe muzika. Por kjo nuk i ka ndaluar fansat e saj, që ta kërkojnë edhe kur ajo nuk është. Duket se në një koncert të mbajtur nga këngëtari Ardian Bujupi, në disa momente fansat kanë brohoritur emrin e Xhensilës.

Këtë e ka publikuar edhe vetë këngëtarja në profilin e saj në Instagram, ndërsa u shpreh edhe mallin fansave të saj. Por aty ka komentuar edhe Ardian Bujupi, i cili shpreh keqardhjen që nuk është me Xhensilën nëpër koncerte.

Mesa duket kjo periudhë nuk do zgjasë shumë, pasi Xhensila ka paralajmëruar një rikthim në sezonet e tjera.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko