Metro

Video-emocionuese/ Vajza merr propozimin surprizë për martesë buzë detit

               Publikuar në : 21:18 - 09/08/18 |
ri.de.

Një vajzë ka marrë propozim e papritur martese për martesë buzë detit. Gjithcka u organizua në fshehtësi për vajzën me fat. Ndihmuar fillimisht nga Ministri i Turizmit Blendi Klosi me shpëtimin e kamadares në formë unaze, misioni kulmoi me një përgjigje pozitive dhe fund të lumtur. E gjitha u ndihmua të organizohej nga “Edicioni” Veror duke marrë në intervistë vajzën për ta pyetur për detaje nga historia e saj e dashurisë.

Ilda tregon se si kishte menduar ta merrte unazën e saj të fejesës dhe se si kishte rënë në dashuri me partnerin e saj. Fatmirësisht, Ilda nuk pati dyshime për surprizën pasi ndodhi në të njëjtën ditë me datëlindjen e motrës së saj. Ajo mbeti e shokuar në momentin kur i fejuari i shfaq gjithçka çfarë kishte organizuar për të duke i propozuar bashke më unazënn qe ajo kishte ëndërruar. Përgjigja ishte pozitive. Nusja e ardhme na tregoi se nuk kishte dyshuar në asnjë moment se diçka e tillë do të ndodhte, duke e bërë misionin tonë të susesshëm.

Sihini më poshtë videon emocionuese/abcnews.al

Pas