Video emocionuese/ I pastrehu shpërthen në lot pas transformimit që i bënë dhuratë – Opinion – Faqja Zyrtare
Bota

Video emocionuese/ I pastrehu shpërthen në lot pas transformimit që i bënë dhuratë

Jose Antonio

Jose Antonio nga Majorca e Spanjës, ka nisur të qajë në momentin që e ka parë vetën të rruar dhe me flokë të prerë.

Burri 55-vjeçar, që për një kohë është i pastrehë, nuk ka mundur t’i besojë syve kur pa që dukej shumë më i ri, pasi ia rregulluan dhe lyen flokët.

Madje, as banorët që jetojnë pranë parkingut ku punon ai, nuk e kanë njohur me dukjen e re, si dhe veshjet me shumë stil.

“Ky nuk jam unë. Askush nuk do të më besoj, derisa nuk iu tregoj se kush jam”, ka thënë ai.

Mësohet se burri që ka punuar si elektricist, ka mbetur i pastrehë shkaku i depresionit dhe problemeve të ndryshme, ndërsa ky transformim, pritet t’i japë vetëbesim dhe mundësi për jetë më të mirë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko