Bota, Te Fundit

Video ekskluzive/ Qendra e Parisit pak minuta pas sulmit të mbrëmshëm

Një oficerë policie është qëlluar për vdekje mbrëmjen e djeshme në qendër të Parisit në bulevardin Champs Elysees, nga një person i armatosur. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë ISIS, përmes agjencisë së tyre të lajmeve e ka marr përsipër sulmin e bërë pak ditë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Një person doli nga makina e tij rreth orës 9, me orën lokale dhe hapi zjarr mbi një makinë policie të parkuar në bulevard, duke qëlluar të paktën dy oficerë. Më vonë ai u qëlluar për vdekje nga disa policë të tjerë.
Autori i sulmit ishte arrestuar më herët dhe është marrë në pyetje në stacionin e policisë në Meaux, jashtë Parisit, pasi për të kishte informacione se po kërkonte të blinte armë për të vratë policë, por që më pas është lënë i lirë për shkak të mungesës së provave.
Ndërsa më poshtë ju sjellim një video nga vendngjarja të xhiruar vetëm pak minuta pas sulmit të rëndë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko