Aktualitet, Bota, Te Fundit, Video

Video ekskluzive/ Momenti dramatik i rrëzimit të avionit gjatë shfaqjes ajrore në Romë

Në mënyrë tragjike ka përfunduar shfaqja ajrore ushtarake në Romë. Avioni i cili po drejtohej nga piloti i italian Gabriele Orlandi është rrëzuar gjatë shfaqjes në det dhe piloti ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës (24 shtator) në afërsi të qytetit bregdetar të Terracinës, rreth 30 milje në jug të Romës.

Pamjet shokuese janë siguruar nga Opinion.al dhe tregojnë momentin kur avioni zhytet në det, pavarësisht përpjekjeve të 36-vjeçarit për ta manovuar dhe marrë drejtimin e tij në dorë.

Ngjarja po ndiqej nga mijëra spektatorë të entuziasmuar dhe së bashku me ta ndodhej bashkëshortja dhe prindërit e pilotit qe vdiq. Avioni duhej vetëm që të afrohej afër ujit dhe të ngrihej lart. Por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi avioni u rrëzua në det. /Opinion.al

Video tragjike

 

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko