-U tha në Opinion

Video e rrëmbimit të Ervis Troqes, Hoxha: Ja çfarë ndodhi në Vlorë

               Publikuar në : 22:21 - 03/12/18 |
rel d

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, të hënën, deklaroi se Ervis Troqe njihet si person problematik në Vlorë, ku kryesisht ishte identifikuar nga policia kriminale në trafikun e lëndëve narkotike.

Hoxha tregoi në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, se Troqe është arrestuar në Itali dhe dënuar nga drejtësia e këtij shteti.

Gazetari tha por teksa është kthyer në Vlorë, në 17 korrik të 2018-ës ai është zhdukur pa lënë gjurmë dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e tij.

Zhdukja e Ervis Troqes është bërë vetëm një muaj pasi në Vlorë ka humbur gjurmët shoku i tij Albano Xhaferi”,- tha Hoxha.

Në pamje duken dy automjete, një i rrëmbyesve dhe tjetri i bashkëpunëtorit i cili mban në monitorim objektivin.

24-vjeçari vëzhgohet fillimisht për vendndodhjen e tij, teksa ndodhej në ambientet e një bar-kafeje.

Rrëmbyesit sinjalizohen nga informatori dhe më pas aty mbërrin makina tjetër një automjet tip “Mercedes-Benz” ngjyrë gri.

Viktima, pasi del nga lokali, përshëndetet fillimisht me drejtuesin e automjetit dhe më pas hipën me vetëdije në anën e pasagjerit, por pas asaj dite ai nuk është parë më dhe është denoncuar i zhdukur në polici.

Elvis Troqe është ngritur nga ambientet e kafesë ku ishte i ulur me një shok të tij, pa marrë telefonin celular me vete.

“Ngjarja ka ndodhur në datën 17 korrik, nga ky moment ky person është zhdukur. Automjeti “Benz” është identifikuar. Autorët, rrëmbyesit gjithashtu dihet se kush janë, por nuk veprohet. Policia nuk vepron. Një muaj më parë u zhduk shoku i tij, Albano Xhaferraj. Erdhën të dy nga Belgjika”,-tha Hoxha. 

Hoxha tregoi se troqe ka qenë i dënuar në Itali me dy vite burg për trafik droge. Më pas është larguar në Belgjikë. Ka ardhur në Shqipëri së bashku me shokun e tij Albano Xhaferri. Ai tha se ky i fundit i zhdukur në muajin qershor në të njëjtën situatë në datën 18 qershor. Nëse në rastin e Albano Xhaferrit kallëzimi u bën me vonesë, në këtë rast kallëzimi u bë menjëherë.

Gazetari Hoxha theksoj se personi që merr në automjet Ervis Troqen, në momentin e ngjarjes, duhej të ishte në arrest shtëpie.

Ky person i dyshuar në vend që të ishte në arrest shtëpie, qarkullonte lirshëm në qytetin e Vlorës”,-tha Hoxhaj.

 

 

Pas