InstaBIZ, Te Fundit

VIDEO/ E dëgjuat “despacito-n” shqiptare?

“Karma” quhet kënga e cila i ka bërë së bashku Florin, Klajdin, Brunon dhe Dj Vickyn, të cilët edhe këtë herë treguan se janë ata që bëjnë ndryshimin në tregun muzikor shqiptar.

“Karma” është nga ato këngë për të cilat mund të thuhet pa frikë se pëlqehen që kur i dëgjon herën e parë. Ajo të bën të kërcesh me tingujt e saj latin. Në të njëjtën kohë “Karma” është kënga që të bën edhe të qash me tekstin e saj melankolik. Po ashtu kjo këngë të ndez pasionin dhe të bën ta zgjedhësh si kolonën zanore për netët plot pasion me njeriun e zemrës. “Karma” është hiti i kësaj vere. Kur ende s’kanë kaluar 24 orë nga publikimi i saj ajo ka marrë mbi 600 mijë klikime. Flori, kjo është “despacito” e shqiptarëve! /Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko