Video/ E çuditshme! Treni në Kinë kalon përmes pallatit – Opinion – Faqja Zyrtare
Bota

Video/ E çuditshme! Treni në Kinë kalon përmes pallatit

3E6D7FA600000578-0-image-a-167_1489973003613

E çuditshme, por e vërtetë! Një hekurudhë është ndërtuar përmes një pallati 19-katësh, në Çongqing të Kinës. Kjo është bërë e mundur, në mënyrë që pallati të mos prishej.

Planifikuesit urbanë vunë në punë mendjen dhe arritën të zgjidhnin problemin, duke e kaluar trenin mes përmes godinës.

3E6D7F8B00000578-0-image-a-169_14899730159711490000191treni-pallat

Hekurudha kalon përmes katit të gjashtë dhe të tetë të godinës. Banorët mund t’i hipin trenit në stacionin e tyre të veçantë.

Edhe pse treni i kalon fare pranë, zhurma e tij “mbytet” nga disa pajisje të veçanta në pallat, duke e bërë të ngjajë si një lavatriçe që punon.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko