-U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Video/ Doda: Gjykatësen Hafizi e vrau një sistem i korruptuar dhe i degjeneruar i drejtësisë

Mesila Doda ka sqaruar se vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, me 31 gusht në Tiranë nga ish bashkëshorti, ka ardhur si pasojë e një sistemi të degjeneruar të drejtësisë, i mbështetur dhe nga një mentalitet ku gruaja është fajtore.

Doda shpjegoi se në këtë histori ekziston një përgjegjës që është tepër i dukshëm dhe ai është sistemi i korruptuar dhe i degjeneruar i drejtësisë, sigurisht i mbështetur në një mentalitet ku gruaja jo vetëm është e dobët por edhe fajtore.

Ajo tha se ditën kur ndodhi ngjarja, kishte parë shumë komente të njerëzve që shkruanin në lidhje me ngjarjen, në ato komente vije re një pjesë të mirë që ishin tronditur, por disa kërkonin edhe justifikim.

Duke filluar që nga intervista e të vëllait të Fadil Kasemit, ku thoshte se gjestin nuk e justifikoi dot, por edhe ish bashkëshortja ka bërë ca gabime që e trajtoi vëllain kështu e ashtu. Ndërsa nga ana tjetër dëgjoje njerëzit tek shkruanin se mirë ja ka bërë pasi kjo e la e shumë gjëra të tjera”.  

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko