1

VIDEO/ Djali i familjes rrëfen terrorin e RENEA: Gjyshi u plagos në krevat

               Publikuar në : 12:14 - 14/09/18 |
ri.de.

Dalin pamjet e sulmit të RENEA-s mbi banesën e familjes Lika në Divjakë, ku mbeti i plagosur një 75-vjecar. Djali adoleshent ka rrëfyer terrorin që ka përjetuar familja Lika, që ishte në gjumë kur u shkrehën plumbat në banesë.

Ai thotë se “gjyshi, Haxhi Lika 75 vjeç është plagosur teksa ngrihej nga krevati”, duke treguar edhe gjurmët e gjakut mbi krevat dhe plumbat në dritare e muret e banesës.


Pamjet janë publikuar në facebook nga deputeti demokrat, Myslym Murrizi, i cili shkruan:

Nje ngjarje e RENDE ka ndodhur sot ne mengjes rreth ores 4:00 ne lagjen LIKAJ te fshatit Remas, bashkia Divjake.

Forcat RENEA kane terrorizuar pa asnje shkak, banoret e ketij fshati.

Kane qelluar me arme brenda shtepise se z.Haxhi Lika 75 vjeç, duke e plagosur te shtrire ne krevat brenda dhomes se tij.

Pastaj e kane marr si bandit dhe e kane derguar ne spitalin ushtarak, pa pyetur familjaret.

Ky eshte nje shtet qe vret qytetaret brenda ne dhomen e gjumit, ne mes te nates.

Video: Pamjet e sulmit ne banesë

Pas