Aktualitet, Kryesore

VIDEO/ Dhjetëra furgonë të policisë drejt Kukësit dhe thirrja për të mos prekur qytetarët

Me dhjetëra furgonë të forcave speciale të policisë janë nisur drejt Kukësit pas përfundimit të protestës. Siç paralajmëroi Kryeministri Rama pritet të ketë arrestime të qytetareve që morën pjesë në protestë. Nga ana tjetër lideri i PD, Basha i ka bërë thirrje Ramës që të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin. “Dërgimi i forcave speciale është një provokim frikacak dhe i rrezikshëm i Edi Ramës. Forcat policore duhet të jenë në funksion të luftës kundër krimit të organizuar, trafikantëve të drogës dhe kapjes së qindra kriminelëve që kërkohen nga drejtësia shqiptare dhe ato të vendeve europiane”, tha Basha. Po kaq edhe këshilli bashkiak i Kukesit, ne nje reagim per mediat shprehu shqetesim per prezencen e shtuar te policisë ne qytet pas protestes kunder taksës në Rrugën e Kombit.

Rama për arrestimin e protestuesve deklaroi: “Sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, zjarri i sotëm dhe dhuna barbare e ushtruar mbi pronën e përbashkët dhe mbi investimin e kryer në bazë të ligjit, si dhe goditja e Policisë së Shtetit për të penguar dhunshëm zbatimin e ligjit në vendosjen e pagesës në aksin e Rrugës së Kombit janë krime të rënda. Ju siguroj se këto krime do të ndëshkohen me të gjithë rëndesën e forcës së ligjit. Kush e vuri atë zjarr, kush ushtroi vandalizëm mbi pronën publike dhe private dhe kush guxoi të ngrejë dorë mbi forcat e policisë, duke cenuar njëkohësisht rendin e sigurinë e shumë udhëtarëve, përmes bllokimit të dhunshëm të lëvizjes nga dy anët e kufirit, nuk do kenë asnjë shans t’i shpëtojë ndëshkimit të ligjit”.

Qytetarët sot dogjën sportelet e ngritura për të bërë pagesën e tarifës, pranë Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit. Ndërsa pati përplasje mes forcave speciale të policisë dhe protestuesve, duke mbetur të plagosur nga të dyja palët, policë e protestues.  /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko