1, Bota, Kryesore

Video-Detaje/ Takimi historik Trump – Kim Jong Un, çfarë ndodhi në hotelin luksoz në Singapor

Pas një viti të mbushur plotë me tensione dhe ofeza në distancë, presidenti i SHBA-ve Donald Trump, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong, kanë zhvilluar sot në Singapor një takim historik. Përpara nisjes së takimit, i cili zgjati plotë 38 minuta, dy liderët kanë shtrëngruar duart në hollin e një hoteli luksoz në Singapor. Shtrëngimi i duarve në fakt, ashtu siç edhe e përshkruan BBC, ishte tipik i llojit “Trump”. Njësoj siç ka vepruar me zyrtarët e tjerë, ai e ka mbajtur të shtrënguar dorën e Kim Jong Un për disa sekonda.

Trump and Kim meet for the first time from CNBC.

Pas shtrëngimit të duarve, ata u zhvendosën në sallën ku do të mbahej takimi, ku shoqëroheshin nga dy përkthyes. Përpara se të firmosnin dokumentin e denukrealizimit, Trump i ka dhënë edhe njëherë dorën liderit korean, duke e falënderuar. Më pas fjalën e ka marrë Kim Jong Un ku u shpreh:

“Sot ne zhvilluam një takim historik, dhe vendosëm ta lëmë pas të shkuarën, dhe jemi gati të firmosim një dokument historik. Bota do të shoh një ndryshim madhor. Dua t’i shpreh mirënjohjen time presidentit Trump, që e bëri të mundur këtë takim.”

Pas këtij fjalimi Trump e ka falënderuar edhe njëherë Kim, duke marrë fjaën.

“Njerëzit do të mbeten të impresionuar. Njerëzit do të jenë shumë të lumtur, dhe ne do të marrim përsipër të kujdesemi për një problem shumë të madh dhe shumë të rrezikshëm për botën. Dua të falënderoj Kim. Ne kemi kaluar shumë kohë sot bashkë, një kohë intensive, dhe kjo na shërbeu shumë të dyve”, tha Trump.

Më pas sekretari i shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo, postoi në “Twitter” një foto të tijën, ku i komunikonte dy ministrave japonezë dhe koreano-jugorë, Taro Kano dhe Kang Kyung, atë çfarë u diskutua në takimin mes Trump dhe Kim.

Për sa i përket mediave koreane, ende asnjëra prej tyre nuk ka folur për këtë takim historik. Edicioni i lajmeve ka nisur si zakonisht, ndërsa askush nuk foli për takimin mes Trump dhe Kim. Është bërë vetë një kronikë për Samitin, dhe është shoqëruar me foto të ndryshme të liderit, por jo në Singapor. Edhe në gazetën kombëtare, është shkruar vetë për Samitin.

Trump nga ana tjetër u shpreh për ABC, se i beson Kim, dhe gjithashtu lideri korean i beson atij. Ai konfirmoi gjithashtu se kishte biseduar në telefon me të përpara takimit.

Por si i shërbeu ky takim të dy liderëve?

Për Trump, ky takim do ti kreditojë të gjitha sukseset e “fushatës së presionit”, që ai ka nisur. Çfarëdo që të ndodhë, kjo do të mbetet në histori, shkruan BBC.

Nga ana tjetër, për Kim kjo është një fitore në vetvete, pasi arriti të bënte atë që nuk bëri dot as babai apo gjyshi i tij më parë. Një takim i tillë është parë prej kohësh si një çmim në sytë e Koresë së Veriut për legjitimitetin që do t’i jepte udhëheqësit të saj.

Për dekada me radhë, Koreja e Veriut ka qenë një shtet i parisë, dhe tani udhëheqësi i saj po trajtohet si një burrë shteti botëror.

Vitin e kaluar, do të kishte qenë një dukuri e rrallë të shihje flamurin e Koresë, në ndonjë vend të Azisë, ndërsa sot ishte i vendosur mes atij të Amerikës në Singapor.

Në prag të samitit, zoti Kim vizitoi vendet turistike të Singaporit.

Faqja e parë e së martës e gazetës zyrtare të Koresë së Veriut paraqiti skenat e jashtëzakonshme në shfaqje në Singapor, duke ofruar shumë në vend dhe paraqitje të paparë të udhëheqësit të tyre në një mjedis krejtësisht në kundërshtim me jetën e tyre të përditshme.

Opinion.al

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko