-Këtë javë në Opinion, Emisionet Opinion, Te Fundit, Të Gjitha

Video/ Dasma e Princit dhe Elias, darka që bashkoi Berishën, Metën dhe Bashën në një tavolinë 

Nëse në pritjen që u bë në rezidencën mbretërore kanë qenë të pranishëm shumë nga personazhet e njohur të jetës publike në kryeqytet, duket se darka zyrtare ka qenë shumë me e ngushte  dhe e deominuar nga të ftuarit e ardhur nga jashtë.

Në tavolinën kryesore çifti ka qenë i shoqëruar nga përfaqësuesit e oborreve kryesore të pranishëm, në ceremoni, ndërkohë që në 20 tavolinat e tjera kanë qenë të shpërndarë të ftuarit e kësaj darke.

Mes përfaqësuesve të politikës, që me sa duket nuk qenë të shumtë, ranë në sy prania e kreut të kuvendit Ilir Meta me bashkëshorten, icili ndodhej i ulur pranë  kreut të opozitës Lulzim Basha dhe zonja së tij, ndërkohë që në të njëjtën tavolinë u panë edhe Ish-Kryeministri Berisha me bashkëshorten si dhe kryetari i Bashkisë Veliaj, shoqëruar nga bashkëshortja Ajola.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko