Te Fundit

Video/ Check In në Qipro, në ishullin e dashurisë dhe hoteleve fantazëm


               Publikuar në : 11:48 - 13/11/18 |
el ida

Autorja e emisionit “Check In” në Tv Klan, Albana Nanaj dhe gazetari i emisionit  Opinion, Dritan Laci vizituan kete here ishullin e Qipros. Ishull qe jeton i ndare që nga viti 1974 me nje gardh tel, ku dallojne plazhet e bukura por edhe qyteti fantazem i Varoshas.

Më poshtë reportazhi i plote:

Check In në Qipro

Një udhëtim solar nga Perëndimi në Lindje.

Në tokën e diellit, miteve, gastronomisë, plazheve dhe gjireve intime, por edhe historive që të mbajnë pa frymë.
Ku qielli, perënditë dhe toka bashkëjetojnë në një klimë paqësore në legjenda që ju mirëpresin në çdo hap tuajin këtu.

Mirësevini në Qipro, në ishullin pa stinë

Qipro është ishulli i tretë më i madh i Mesdheut, një pike strategjike mes tre kontinenteve, Evropes, Afrikës dhe Azisë. Sipërfaqja e ishullit është 9 251 km katror dhe ka një popullsi prej 1 milion e 200 mijë banorë.

Ishulli ku lindi Afërdita, Perëndësha e Dashurisë, jeton i ndarë me një mur gardhi që prej vitit 1974.

Udhëtimi me ndalesë në Stamboll drejt aeroporti të Erçanit zgjat 1 orë e 30 minuta. Si autoritetet turko-qipriote ashtu edhe ato greko-qipriote nuk i kanë fort për zemër turistët që zgjedhin të zbresin në aeroportin e tyre dhe paratë ti shpenzojnë në pjesën rivale turistike të ishullit.

Shkëmbi i Afërditës

Eksplorimin tone e filluam nga Qipro Greke.

Jemi pikërisht në ballkonin nga ku përtej mund të kundrohet Shkëmbi i Afërditës.

Shkëmbi I Afërditës, apo ndryshe Guri i Romiut sic njihet nga latinët ndodhet rrugës që përshkon rivierën e Pafos në Jugperëndim të Qipros.

Takimi me këtë plazh është magjepës.

Edhe pse është muaji tetor pushuesit këtu janë të shumtë. Plazhi është si një guackë larg syve të botës. Sipas një legjende kush lahet në këtë ujë nën dritën e hënës së plotë do të bekohet gjithë jetën me një bukuri të përjetshme.

 

Governess Beach

Qipro është një vend i njohur në Evropë për plazhet e bukura.

Klima subtropikale me verë të nxehtë dhe dimër mbi normalen e stinës, e bëjnë ishullin të jetë i populluar pothuaj gjithe vitin. Governors Beach fare pranë Limassolit është një plazh që nuk duhet humbur gjate qëndrimit në Qipro.

Plazhi, dikur një rezidencë qeveritare, sot vlerësohet si një nga 10 me të bukurit e Qipros. I pajisur me gjire të vegjël intim, plazhi dallohet për shkëmbinjtë e bardhë dhe rërën e zezë, që e bëjnë tejet piktoresk.

 

Pafos

Pafos, kryeqyteti i ishullit për shumë shekuj, është si nje muze i hapur. I pasur me thesar të çmuar historik, deklaruar nga Unesco si trashgimi kulturore e humanitetit. Për ata që janë të dhënë pas arkeologjisë, në parkun arkeologjik të këtij qyteti gjenden mozaikë dhe dysheme e vilave romake nga më të bukurat në gjithë Mesdheun oriental.

St.Pauls kolona

Në pjesën më tipike dhe të vjetër të Paphos të bukur ndodhet kjo kishë e veçantë anglikane Panagia Chrysopolitissa, e cila u ndërtua në shekullin e 13-të, por qëndron në rrënojat e bazilikës më të madhe bizantine në Qipro!

Na terheqin vemendjen mozaikët në modele me lule dhe forma gjeometrike si dhe kolonat të bera nga graniti dhe mermeri, midis rrënojave të së cilave mund të admirosh Kolonën e Shën Palit, ku thuhet se Shën Pali u torturua dhe u vra për predikimin e Krishtërimit, para se Guvernatori romak i ishullit ti kthehej në të krishterë. Qipro në fakt është vendi i parë në botë i qeverisur nga një i krishterë.

Sot kjo bazilikë shërben si një vend pelegrinazhi dhe martesash për banorët e krishterë të ishullit.

Në qytet si në shumë vende me ndikim britanik, guida është në krahun e majtë.

Edhe këtu stili kolonial britanik është I pranishëm në pothuaj pjesën më të rëndësishme të banesave. Pafos dhe limani i tij i jahteve eshte nje tjeter pike tjeter e rendesishme e ishullit.  Qyteti na josh me qëndren e tij historike dhe kjo shëtitore ,ku ndodhen disa nga nga tavernat më ndjellëse me pamje nga anijet e ankoruara në krah të tyre.

Qipro është një nga ishujt që ka shumë turizëm. Ky ishull jeton me turizmin gjithë vitin.  Një kala detare në fundin e shëtitores e ndërtuar nga venecianet që dikur shërbente si mbrojtje për qytetin është një tjetër pikë që vlen për tu vizituar këtu.

Limassol

Nuk është rastësi që kemi zgjedhur Limassolin si qytetin ku do të kalojmë ditët tona në Qipron greke Qyteti është një nga qendrat më të rëndësishme portuale, historike por edhe politike në këtë pjesë të ishullit.

Pas ndarjes në vitin 1974, pësoi ndryshime të mëdha duke u shndrruar në qendrën turistike më të kërkuar të ishullit. Crown Plaza, hoteli ku kalojmë ditët në Limassol është vetëm një nga brandet ndërkombëtare që popullojnë pjesën e pasur hoteliere të qytetit.

Është e pabesueshme, por edhe pse jemi në një qytet greko qipriot, duket sikur jemi vizitorë në një qytet që i përket një republike ruse. Influenca e turistëve apo e emigrantëve rusishtfolës është prezente kudo.

Fshati Omodos

Qipriotët janë të njohur për luftën e tyre për ekzistencë. Ato ndërtesa përtej janë dëshmia më e qartë e historise se mbijeteses te banorëve vendas.

Omodos është një fshat që u krijua nga arabët për tu shpëtuar sulmeve të piratëve. Omodos është një fshat ivogël në zonën malore të Qipros të quajtur Trodos, në atë që njihet si rruga e fshatrave të verërave. Edhe pse është mesditë, fshati me vetëm 300 banorë, ka një gjallëri të admirueshme.

Platia, apo qendra e fshatit është e mbushur me turistë që vijnë këtu nga kudo.

Kisha e Kryqit të Shenjtë ka një prezencë imponuese që në hyrje të saj dhe është një nga trashgimitë kulturore të Qipros.
Sipas legjendës në vendin ku sot ndodhet Kisha, banorët e dikurshëm të fshatrave përreth kishin parë disa zjarre të vegjël që zhdukeshin sapo ata shkonin aty.
Pasi gërmuan ata gjetën në një shpellë të vogël kryqin e shenjtë. Në shenjë falenderimi ndaj Zotit ata ndërtuan mbi këtë shpellë këtë kishë ku vendosën kryqin e çmuar që u bë për ta një vend adhurimi. Kisha është sot një vend shumë I frekuentuar jo vetëm për besimtarët ortodoksë vendas por edhe pë ata të huaj.

Kantina e Verës Ktima Gerolemo Omodos

Një tjetër motiv për tu ngjitur kaq lart deri në Omodos janë vreshtaria dhe prodhimet vendase të djathit dhe ullirit.

Kjo këtu është kantina e famshme e verërave Ktima Gerolemo. Kati i parë i kantinës gëlon gjithë kohës nga vizitorët e shumtë që zgjedhin të degustojne prodhimet vendase. Një nga verërat më të famshme është “Morokanela” e cila prodhohet nga fruti i qitros dhe cilësohet si një nga verërat me shije më shpërthyese në qarkullim.

Nuk ka kuptim të vish këtu dhe të mos marrësh një shishe verë.

Manastiri i Kikos

Manastiri i Shenjtë i Virgjerëshës së Kikos është një nga kultet e pelegrinazhit më të vizituara në Qipro. Besimtarët këtu udhëtojnë me kilometra të tëra për tu lutur pranë ikonës së Virgjereshës Mari.

Ikona qëndron e fshehur gjithë kohës pas një cope pëlhurë, ndërsa dora qëndron jashtë.
Besimtarët besojnë se nëse do të shikojnë ikonën do të verbohen.

Hera e fundit kur ikona u zbulua ishte disa vite më parë kur thatësira preku Qipron dhe etërit e manastirit e morën atë duke çuar lutje që të binte shi.

Afresket në tavane duken si një takim me perëndinë në çdo hap që hedh këtu.

 Hotel Berengaria

Nuk është çudi pse njerëzit më të fuqishëm të botës vinin në ishullin e Qipros për të kaluar pushimet apo pse ky ishull ka qenë pre e lakmive të familjeve më të pushtetshme të të gjitha kohërave. Dhe kur themi pushime është me vend të kujtojmë që Qipro është ishulli me hotelet më old fashion në Evropë.

Jemi në fshatin malor Prodromos, 1380 metra mbi nivelin e detit në Malet Olympus. Nuk kishim dëgjuar apo vizituar më parë një hotel fantazëm, ky që do të vizitojmë tani është pikërisht nje i tillë.

Gardhi me tela dhe tabelat paralajmëruese që ky vend eshte i rrezikshem, e shtojnë edhe më shumë misterin deri në ngjitje. Hoteli sot qëndron i izoluar, i braktisur, ndërsa struktura e saj prej guri ka filluar degradimin. Por gjurmët në fasadë nuk të lënë asnjë mëdyshje se kemi të bëjmë dikur me një hotel luksi të stilit kolonial britanik. që kishte gjithçka që ka një hotel me 5 yje i ditës së sotme; kazino, klub nate, sallë dance.

Hoteli u ndërtua në vitin 1931 nga z. Kokalos, një biznesmen grek i pasur i zonës, që I dha “Berengarias” famë dhe prezencë ndërkombëtare. Hoteli jetoi si i tillë deri në vitin 1984 kur mbylli dyert si pasojë e falimentit ku e cuan tri djemtë e tij të nxitur nga lakmia, shpërdorimi dhe vaniteti.
Dikur, “Berengaria” që e mori emrin nga mbretëresha e Anglisë, gruaja e Rikard Zemërluanit që u martua në këtë ishull, kishte vizitorë specialë ,me famë si Mbreti Faruk I Egjiptit që kishte gjak shqiptar, mbreti i Arabisë Saudite por edhe njerëzit më të njohur të botës së biznesit të kohës. Vetë kryeministri I Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ëinston Churchill, thonë se vinte në këtë hotel tri herë në vit.

Mbrëmja në Limassol dhe ushqimi

Limassol është një qytet i zhurmshëm sa ditën aq edhe i pagjumë gjatë netëve. Këtu mbrëmjet janë shumë të gjalla. Një nga vendet më të këndshme ketu është padyshim Marina, apo ndryshe Porti Detar I Jahteve. Një nga veçantitë që nuk i shpëton syrit të një vizitori të vëmendshëm këtu është stili kolonial i ndërtesave ku dominojnë godinat dy katëshe me harqe. Tradita kulinare qipriote greke e ushqimit ashtu siç edhe vetë mesdhetarët, është e bazuar kryesisht te mishi ,perimet dhe salcat e ndryshme. Ndaj nuk është çudi që të shikosh pastërma apo lloje të ndryshme sallamrash të varura në vetrinat e restoranteve.

Largimi Nga Limmasoli

Udhetimi yne vazhdon me një tjetër itinerar. Tashmë në hyrjen e hotelit nuk na pret më guidagreke, por Hysein dhe makina e tij që do të na drejtojë për në pjesën turke. Ky rrugëtim që po ndërrmarrim është vetë historia e trazuar e Qipros së djeshme dhe të sotme. Ishulli është shitur dhe blerë disa herë si plaçkë luftegjatë historisë së tij. Pushtimi turk i pjesës veriore të ishullit në vitin 1974 është vetëm një nga kapitujt e historisë se vendit.
Kjo është edhe vetë historia e kryeqytetit të fundit në Evropë që jeton i ndarë prej 44 vitesh nga një gardh ku në njërën anë të kryeqytetit të quajtur Nikosia jetojnë grekët dhe në krahun tjetër të quajtur Lefkosa jetojnë turqit.

Distanca nga Limasoli deri ne Lefcosa është 82 km, ose një 1 orë e 20 min.

Përpara se të kryejmë chek in në doganën turke fillimisht duhet të kalojmë vijën e gjelbërt që ndan dy ishujt, e cila ruhet nga ndërkombëtarët që nga 15 korriku i vitit 1974. Këtu na pret Mehmeti, guida jonë në krahun tjetër të ishullit. Autoritetet këtu nuk i kanë fort për zemër filimimet ne pikën kufitare, sidomos kur bëhet fjalë për një postobllok që vazhdon të jetë mollë sherri midis dy etnive.

Episodi Lefkosa

Shenjat e ndasisë në qytet janë të pranishme kudo. Qyteti sot duket i qetë por dikur këtu nuk ka qenë kështu. Dikur këto shtëpi brenda gardhit me tela i përkisnin banorëve grekë apo turq të kryeqytetit, por që pas luftës së 1974 es dhe vendosjes së forcave paqeruajtëse në rripin e sigurisë, këto shtëpi tashmë nuk i përkasin askujt.

Siguria në Lefkosa

Në Lefkosa siguria është e lartë në çdo hap që ti hedh. Këtu ka gjithmonë një sy që të vëzhgon dhe të ndjek. Agjentët e sigurisë të veshur si civilë janë gjithë sy e veshë sidomos kur shfaqni interes për institucionet e rëndësisë së lartë. Siç është në këtë rast filmimi i Parlamentit turko-qipriot, që është i ndaluar pa autorizimin e autoriteteve vendore.

Njerëzit këtu janë të ngrohtë dhe miqësorë si vetë klima.,Ata janë të gatshëm tu vijnë në ndihmë turistëve për çdo orientim të nevojshëm që ata kanë.

Bujyk Han

Bujyk Han apo Hani I Madh është një nga ndërtesat më ilustruese që na njeh me stilin ottoman të arkitektuturës që dallon Lefkosan.I ndertuar ne vitin 1572 sherbeu si han deri në kolonizimin e ishullit nga britanikët në fundin e viteve 1800. Ndërsa shëtit në katet e sipërme të Hanit mund të gjesh galeri të shumta dyqanesh. Dikur kane qene dhoma hoteli ndersa sot tregetohen punime dore te ndryshme qe na kujtojnë gjyshet tona.

Episodi Pazari I Lefkosa

Lefkosa është një qytet tipikisht oriental. Kafenete e shumta, restorantet e tymit, dyqanet e të lirtave, zejtarët,e turistet e shumte e gjallerojne kete Pazar.
Monedha vendase eshte Lira turke. Një euro në Qipron Turke këmbehet me 6.5 lira turke


Këtu çmimet janë më të lira se në krahun tjetër të ishullit, kjo është edhe arsyeja përse grekët qipriotë kur vjen puna të xhepi i harrojnë inatet e vjetra.

St.Hilarion Castle

Pasi lëmë Lefkosan drejtohemi për në malet Kyrenia ku do të takojmë një nga kështjellat më mbresëlënëse që kemi parë ndonjë herë. Kjo është Saint Hillarion Castle, kështjella ku thuhet se Walt Disney mori frymëzimin për logon e tij të famshme të kështjellës.

Muret e kështjellës që duket sikur mbijnë rastësisht nga shkëmbinjtë, i japin kësaj fortese pamjen e një përralle zanas. Kështjella ndodhet 750 m mbi nivelin e detit dhe për tu ngjitur deri aty duhet të kesh këmbë të stërvitura mirë .Na duhet të ngjisim 350 shkallë, ose dy pallate të mira 15 katëshe. Për vizitorët e huaj çmimi i biletes është 2 euro. Ndersa për vendasit hyrja është falas cdo fundjavë.

Pamja e qytetit Kyrenia dhe e detit që e lag në horizont, parë nga kjo pikë e fortesës është mahnitëse.

 Hotel Salamis dhe kazinotë

Qipro është e njohur edhe për bankat dhe njerëzit e pasur që vijnë këtu për depozituar paratë e tyre. Le të themi që është një parajsë e fshehur fiskale në mes të Mesdheut. Por pak kush e di që Qipro dhe sidomos ajo turke është një vend shumë i frekuentuar edhe për turistët e dhënë pas kumarit. Në këtë pjesë të ishullit ndodhen disa nga hotelet dhe kazinotë më të famshme në Evropë. Sipas legjislaciionit turko-qipriot, të drejtën për të luajtur në Lojra fati e kanë vetëm të huajt, ndërsa vendasit e kanë të ndaluar .
Hotel Salamis Conti Bay është si një oaz relaksi për tursitet dhe per vizitorët e dhënë pas fatit. Hoteli te tilla luksoz ndodhen ne te githe bregdetin e Farmagustes.

Varosha

Kjo është Famagusta, dikur një qytet me shumicë greke, sot e mbetur në pjesën turke në bregun perëndimor të Qipros. Nëse më herët ju treguam për një hotel fantazëm, tani do ju prezantojmë me një qytet të tërë të tillë, i cili ruhet me gryka zjarri nga agimi ne perendim,I rrethuar nga tela me gjemba dhe forca sigurie të shumta .

Në fakt nuk bëhet fjalë për një ushtri të vënë në ndjekje të një fantazme që ka hyrë papritur në qytet, po për një qytet që ka 44 vite që qëndron i izoluar.
Kjo pamje sureale përtej gardhit me tela që po ndjekim nga dritarja është Varosha, ose ndryshe qyteza fantazëm e Famagustas, e ndaluar për tu shkelur.

Dikur kjo qytezë në bregun perëndimor të Qipros ishte një qendër rezidenciale në ekspansion të plotë për turistët nga e gjithë bota. Varosha ishte e njohur për hotelet luksoze, bregdetin fantastik dhe njerëzit e pasur që e frekuentonin.

Por që nga pushtimi turk I ishullit e deri më sot, Varosha është një vend funebër ku mbretëron hija e frikshme e hoteleve dhe shtëpive të braktisura që kanë mbetur brenda gardhit ushtarak prej 40 hektarësh. Sipas të dhënave Varosha ka rreth 100 hotele fantazëm.

Jemi te detyruar te xhirojme fshehurazi nga makina, pasi e gjithë kjo zonë që dikur gëlonte nga luksi, sot është një zonë ushtarake e administruar nga ushtria turke.
Përpjekjet për ta rigjallëuar qytezën turistike nuk kanë munguar, por deri më tani çdo tentativë ka qenë e kotë. Rojtarët e qytetit fantazëm këtu janë kudo dhe çdo veprim i pamatur për të kaluar gardhin mund të na kushtojë shtrenjtë. Ky duhet të jetë i vetmi rrip ranor në botë ku lejohet të ngulësh çadrën por ku një polic I armatosur nuk të lejon të hysh në hotelin që ke pas shpine.

Othello Castle

Qyteti i Famagustas është një qendrat historike më të njohura të Qipros. Aty ndodhen edhe disa nga sitet arkeologjike më të famshme në ishull. Sot është qyteti i vetëm i cili ka dy kryebashkiakë. Një zyrtar të zgjedhur turko-qipriot dhe një në ekzil me origjinë greke.

Kjo këtu është një lokomotivë me avull e para dhe e fundit në ishull e mbetur relike që nga periudha e kolonializimit britanik. Gjatë shëtitjes nëpër Famagusta mund të hasësh në kultura dhe religjone të mbivendosura në arkitekturën e qytetit.

Kisha, xhami dhe dasma turko-qipriote

Kjo është një ndertesë që nuk e keni parë më herët. Një kishë gotike e kthyer në xhami që sipër mban një minare ku këndohet ezani.
Kjo është xhamia Lala Mustafa Pasha.

Në vitin 1328 kjo ndërtesë mesjetare e ndërtuar nga familja Lusignans u shenjtërua si katedrale katolike. Por pas pushtimit otoman të ishullit në vitin 1570 u shndërrua në xhami. Një fik I vjetër 900 vjeçar sa vetë objekti I kultit qëndron në krah të xhamisë.

Episodi Dasma turke

Rastesia na solli te ishim prezent në një ceremoni martesore sipas zakoneve turko-qipriote. Në disa elementë duket sikur jemi në një dasem tradicionale shqiptare.
Nusja qëndron e fshehur pas një duvaku të kuq në kokë. Rituali i lidhjes në kurorë kryhet në Xhami përballë një imami. Buritë e makinave, cyrlet dhe brohorimat, janë atmosfera që na tregon se krushqit po vijnë të marrin nusen.

Episodi Ushqimi në Famagusta

E ndërtuar në stilin kolonial britanik shëtitorja e Farmagustes mbrëmjeve duket shumë e ngrohtë për vizitorët.
Edhe ketu si ne pjesen tjeter te ishullit,kulinaria bazohet tek mishi dhe mezet e ndryshme. Nje nderthurje mesdhetare qe na ben te ndjehemi si ne shtepine tone.

 

Pas