-Politikë

Video/ Çfarë tha Basha të enjten në parlament për Toyota-n me 5 milion euro që u kap sot

               Publikuar në : 22:23 - 24/06/18 |
d.l

Sot Policia e Durrësit pas sinjalizimit të Interpol Italia sekuestroi në Portin e Durrësit në një kamion që importonte makina, një shumë prej 5 milion eurosh cash të fshehura në një mjet “Toyota Yaris”. Por ajo që është e çuditshme është fakti se kapja e një shumë të tillë parash u paralajmërua nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ditën e enjte në Parlament.

Kreu i Partisë Demokratike, të enjten në Kuvend në fjalimin e tij bëri një denoncim, dhe deklaroi se një prej deputetëve ka porositur një “Toyota Yaris”

Basha ju dejtua Taulant Ballës nga foltorja duke i thënë se kishte porositur një makinë “Toyota Yaris” ku brenda kësaj makinë ishin fshehur 1.5 milion euro. Gjë që rezultoi e vërtetë sot ku Basha jo vetëm gjeti tipin e automjetin por qëlloi edhe në shumën e madhe të parave që fshiheshin brenda këtij mjeti.

“Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri. Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita”, tha Basha të enjten në Kuvend.

Pyetja është ku e dinte Basha për Toyota Yaris dhe për milionat e eurove që fshiheshin në të?!!!

Pas