-Off records, -U tha në Opinion, Kryesore

Video/ Çfarë ndodhi pak minuta përpara nisjes së “Opinion”? Blendi Fevziu bën selfie

Sonte në emisionin “Opinion”, po flitet për urdhrat e ndalimit që ka nxjerr Prokuroria për tre ish zyrtarë të Policisë: “Arrestimet, kush e ka radhën”.
Pak minuta para nisjes së emisionit në transmetim direkt në ekranin e TV KLAN, stafi, të ftuarit dhe drejtuesi i emisionit shihen teksa bëhen gati.
Ndërkohë që të ftuarit po grimohen në studion e grimit, është Blendi Fevziu ai që pasi ka vendosur kollaren, ka bërë grimin shihet teksa tenton të bëjë selfie me telefonin e tij.
Pasi emisioni nis transmetimin, stafi i gazetarëve ndihet më i qetë, në video shihet teksa kryeredaktorja e ‘Opinion’ Desada Metaj, përshendet kamerën tonë me një puthje.
Shikoni me kujdes videot për të kuptuar më shumë për prapakuintat e emisioni “Opinion”. G.Z/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko