Aktualitet

Video/ Çfarë di Berisha për Agron Xhafën dhe Drejtorin e Policisë?

               Publikuar në : 15:38 - 14/09/18 |
ri.de.

Ish-Kryeministri Sali Berisha i rikthyer mbrëmjen e djeshme në studion e “Opinion” bëri disa deklarata të rëndësishme që morën gjithë vëmendjen e mediave por edhe të publikut, siç e tregoi dhe shifra e audiencës. Por, mes tyre, kaloi pa shumë vemendje një gjë e rëndësishme që ai e tha me të qeshur në fund të emisionit.

Teksa u pyet nga Ervis Iljazi se pse opozita është kthyer në “zyrë prokurorie” dhe nuk ka alternativë, ndërhyri Lorenc Vangjeli, duke i kujtuar Berishës përgjigjet që ka nxjerrë PD-ja. Berisha u përgjigj se ka dalë ekspertiza për zërin e vëllait të ministrit Xhafaj, shtetasit Agron (Geron) Xhafaj. Berisha premtoi se së shpejti do të ketë lajme për këtë histori, dhe madje përmendi edhe emrin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Më poshtë ju sjellin replikat e mbrëmshëm në Opinion për audio-përgjimin:

Lorenc Vangjeli: Me punën e përgjimeve, a nuk jeni bërë si çiftet dikur, që përgjoheshin çiftet dmth?

Sali Berisha: Do kesh një lajm shumë shpejt…

Vangjeli: Për kë?

Berisha: Për Alfred Veliun?

Vangjeli: Për…?

Berisha: Për zërat…

Vangjeli: Për cilat zëra?

Berisha: Jo, jo do kesh një lajm…e more vesh se doli zëri i Fatmirit?

Fevziu: Një sekond, i kujt?

Berisha: I Fatmir Xhafës

Fevziu: Si doli?

Berisha: Origjinal me atë të Ardi Veliut, vëllait të tij (Agronit) se e ngatërrova. U bë ekspertiza, por e fshehin.

Rakipllari: Ku u bë ekspertiza?

Berisha: Pyet pra

Fevziu: E keni lajm të sigurt?

Berisha: Po lajm sigurisht, ja pyet atë (tregon me dorë nga Lorenc Vangjeli). E di ai po nuk e thotë

Vangjeli: Jo, jo une e di ndryshe.

Berisha: E di ti e di, e ke marrë vesh se ka ardhur.

/Opinion.al

Pas