InstaBIZ

Video/ Celine Dion tmerrohet nga fansja, ja çfarë i ndodhi në skenë

Këngëtarja e njohur Celine Dion është gjendur në një situatë të frikshme gjatë një koncerti në Las Vegas.
Ylli i muzikës ishte në mes të performancës kur një grua arriti të ngjitej në skenë. Fansja përqafoi këngëtaren dhe arriti ti vendoste një këmbë sipër.
“Mos më prek,” gruaja i tha hapur sigurisë para se të pyeste këngëtaren:”A mund të të prek?”
Celine u shfaq për të sinjalizuar ekipin e saj se mund ta kontrollonte vetë situatën dhe pastaj iu kthye fanses: “A je gati për të festuar me mua sonte?”


Bodygardët e shqetësuar u përpoqën që ta nxirrnin jashtë, por ajo refuzoi dhe Celine tha se do ta bënte vetë.
“Unë të dua,”-i tha Celine fanses ndërsa mori dorën për ta drejtuar atë jashtë skenës.
Gruaja u përgjigj: “Unë të dua më shumë … të dua shumë.”
Këngëtarja me qetësi arriti që ta largonte nga skena dhe me një lehtësim u shtri në dyshme ndërsa audience shpërtheu duke e përgëzuar për menazhimin e situatës.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko