Sport

Video/ Botërori “Rusi 2018”: Topin e ndeshjes hapëse tek gjyqtari i ndeshjes mund ta dorëzojë një ari

               Publikuar në : 18:20 - 16/04/18 |
m.b

Në ndeshjen e kategorisë së tretë midis Pyatigorsk dhe Angusht në kampionatin Rus ka ndodhur një rast i çuditshëm, ku një ari i stërvitur i quajtur Tim i ka dorëzuar topin e takimit gjyqtarit të ndeshjes.

Lojtarët e dalë në fushë së bashku me arbitrin po prisinin që të fillonte ndeshja, kur ariu vjen bashkë me shoqëruesin e tij për ti dorëzuar topin gjyqtarit.

Kjo shfaqje ka ndikuar pozitivisht tek tifozët të cilët kanë filluar të duartrokasin.

Organizuesit e kësaj shfaqje kanë menduar që këtë gjë ta zhvillojnë edhe në ndeshjen hapëse midis Rusisë dhe Arabisë Saudite të Botërorit ‘Rusi 2018’ ku pritet të jetë edhe një risi interesante e këtij Botërori, por ende gjithçka është një hipotezë.

Pas