InstaBIZ, Te Fundit

Video bëri xhiron e rrjetit, Eneda Tarifa flet për herë të parë për “Dhuratën”

Në një emision radiofonik Eneda Tarifa ka folur pas shumë kohësh për videon e cila bëri për një kohë të gjatë xhiron e rrjetit. Bëhet fjalë për intervisten e cila kishte për qëllim diskutimin e pjesëmarrjes së saj në Eurovizion e cila u shndërrua në një objekt talljeje, ku veçohet momenti kur Eneda i kërkon asistentes së saj, Dhuratës t’i përkthejë një fjalë në gjuhën angleze.
Këngëtarja e famshme ka treguar sesi i ka pritur kritikat e ashpra që erdhën nga publiku shqiptar. Ajo është shprehur se në Eurovizion ka dhënë dhjetëra intervista me një anglishte perfekte por media shqiptare ka ditur të zgjedhë një nga ato ku ajo është shfaqur e lodhur dhe nën presionin e garës.

Sipas saj, arsyeja e vetme pse u shkëput vetëm kjo intervistë është për të shitur dhe për të marrë sa më shumë klikime. Gjithashtu Eneda ka shtuar se nëse ajo intervistë e ka bërë publikun të qeshë, atëherë kjo është një arritje. Ajo e ka marrë këtë ngjarje më shumë pozitivitet dhe nuk ngurron të bëjë humor mbi të. /opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko