4

Video/ Basha: Pse kërkojmë Komision Hetimor për drogën dhe Saimir Tahirin

               Publikuar në : 13:43 - 12/02/18 |
ri.de.

Lideri demokrat, Lulzim Basha në një dalje për mediat bëri zyrtarisht publike nismën e PD dhe partive të tjera të opozitës për të ngritur komision hetimor për Saimir Tahirin.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Kërkesa për Komision Hetimor Parlamentar për drogën dhe Saimir Tahirin do të depozitohet ditën e sotme në Kuvend. Opinioni publik është njohur me faktin se Shqipëria për dy vite u shndërruar në hambar droge. Ministria e Brendshme dhe Kryeministri ishin në dijeni se kjo bëhej me përfshirjen e kupolës së policisë. Të ardhurat e drogës kanë shkuar për ata që paguhen për të luftuar drogën. Rama e ka patur këtë informacion mbi tavolinë. Informacionin e kishte nga SHISH dhe institucione të huaja, por edhe nga denoncimet e opozitës dhe medias.
Edi Rama ka vendosur ti varrosë këto fakte në Ministrinë e Brendshme sepse droga është bërë me dijeninë e qeverisë dhe Kryeministrit. Kjo është arsyeja pse Rama e ka kthyer Parlamentin në gjykatë për të mos lejuar arrestimin e Saimir Tahirit.

/Opinion.al

Pas