Aktualitet

VIDEO/ Basha në SHBA: Kosova e Maqedonia duhet të pranohen në NATO

               Publikuar në : 16:15 - 12/07/18 |
ri.de.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndodhet prej një jave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot ai ka postuar një video në facebook, teksa ndodhet në institutin Hudson në Washington në një takim për sfidat kryesore të NATO-s.
Basha në fjalën e tij ndër të tjera është shprehur se aleanca sjell garanci, stabilitet dhe demokraci në vendet e Ballkanit.
Ai ka thënë se pjesë e NATO-s duhet të jetë edhe Kosova dhe Maqedonia.
Të pranishëm gjatë diskutimeve kanë qenë anëtarë të Kongresit amerikanë dhe senatorë.
Kreu demokrat e ka cilësuar si një gjë pozitive idenë për rritjen e shpenzimeve për NATO-n. Për vende të vogla si Shqipëria aleanca ka rëndësi të madhe, ka thënë Basha.

Pas