Aktualitet

VIDEO/ Basha: Ku do shkojnë miliona euro të drogës? Taulant Balla hyri garant

               Publikuar në : 11:57 - 25/06/18 |
ri.de.

Lulzim Basha duke folur në përfundim të mbledhjes së grupit të PD foli për sasinë e madhe të eurove që u kapën në portin e Durrësit. Flitet për 3.4 milionë euro, porse shifra nuk është ende zyrtare.
Basha tha:
“Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave në Shqipëri. Policia shqiptare ka qenë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar, është një nga vendet partnare skeptike. Ç’lidhje ka kjo me drogën e Taulant Ballës? Qëndrojmë tek droga dhe krimi. Është dekonspiruar plani i Taulant Ballës dhe i strukturave brenda policisë dhe Parlamentit për të çuar deri në fund këtë bashkëpunim mids bandave të Elbasanit. Kemi një ministër të brendshëm që del e shëtit më kalë sepse e ka liruar Edi Rama dhe tani kemi kryetarin e grupit parlamentar të PS që merret me pastrimin e parave të drogës. Kanë kaluar tek heroina e kokaina dhe pastrimi i parave të pista. 1 500 mijë euro është marrëveshja dhe Taulant Balla ka hyrë garant. Nuk jam këtu për të komentuar deklaratat e një personi që sot duhet të ishte para drejtësisë. Cfarë e lidh Saimir Tahirin, Xhafajn, Ballën dhe Veliajn? I lidh Edi Rama për të ndërtuar kulla me para të pista. Kjo është gjëma që sot BE, vendos që Shqipëria nuk i ka përmbushur kushte”.

Pas