Aktualitet

Video/ Banorët protestë për fushën e sportit, përzënë Ulsi Manjën

               Publikuar në : 15:54 - 10/10/18 |
E SH

Ditën e sotme banorët e Laprakës në kryeqytet, kanë protestuar kundër prishjes së fushës së futbollit. Ajo është e vetmja hapësirë sportive, e cila mbart edhe një histori për këta banorë. Ata kanë përzënë fadromat, të cilat tentuan prishjen e fushës. Denoncimin e ka bërë zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, e cila ka postuar video dhe foto nga ngjarja. Mësohet se i pranishëm ka qenë edhe deputeti socialist Ulsi Manja, i cili është përpjekur të negociojë me banorët, ndërsa është përballur me refuzimin e tyre.

Postimi

 

Pas