Video/ Ashton Kutcher trondit Senatin amerikan: “Kam parë video fëmijësh duke u përdhunuar, duhet ta ndalojmë…” – Opinion – Faqja Zyrtare
Bota, Te Fundit

Video/ Ashton Kutcher trondit Senatin amerikan: “Kam parë video fëmijësh duke u përdhunuar, duhet ta ndalojmë…”

Ashton%20Kutcher%20testifying%20before%20Senate%20committee_1487188520598_198013_ver1.0_17373281_ver1.0_640_360

Aktori i njohur, Ashton Kutcher ka dhënë një dëshmi tronditësë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë, të senatit amerikan, ndërsa diskutohej problem i skllavërisë moderne.

Aktori, që është gjithashtu edhe bashkëthemelues i “Thorn,” platformës dixhitale kundër trafikimit të fëmijëve, tha se është kritikuar për punën e tij me të drejtat e njeriut, por se ai vazhdon ta bëjë këtë, për dy fëmijët e tij.

“Ky është momenti kur interneti tallet me mua, duke më kërkuar të merrem me punën time të përditshme. Lejomëni t’iu tregoj paksa për punën time të përditshme,” tha Kutcher, përpara se të niste spiegimin mbi platformën Thorn.

“Kam parë gjëra, që askush nuk duhet t’i shohë,” shtoi më tej aktori, teksa foli për momentet, kur kishte shoqëruar FBI-në gjatë aksioneve të tyre.

“Kamë parë përmbajtjen e një videoje, ku një fëmijë, i të njëjtës moshë me fëmijët e mi, përdhunohet nga një amerikan, i cili gjendej si turist seksual në Kamboxhia,” tha Kutcher, “Ndërsa, ajo mendonte se po merrte pjesë në një lojë.”

Kutcher diskutoi mbi një opsion të ri të krijuar nga “Thorn,” i quajtur “Spotlight dhe që arrin të ulë kohën e hetimit mbi trafiqet, deri në 60%.

Ai tha se, disa kohë më parë kishte marrë një telefonatë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, të cilët donin të dinin nëse organizata e tij mund t’i ndihmonte për të gjetur viktimat, por ai kishte refuzuar.

“Duhej të thosha jo dhe kjo më ka shkatërruar, më ka përndjekur,” tha ai. “Tri muajt e ardhshëm,m’u desh të flija çdo natë duke menduar për atë vajzë të vogël që po abuzohej dhe për faktin se, nëse do të ndërtoja gjënë e duhur, mund ta kishim shpëtuar. Tani, nëse do të më telefonin sërish, përgjigjia do të ishte ‘po.’”

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko