-Sociale, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Video/ Apeli i nënës me 4 fëmijë: Pësova insuficencë kardiake në shtatëzani, më ndihmoni të jetoj!

Xhemile Agiçi nënë e 4 fëmijëve gjatë momentit të lindjes së binjakëve, pësoi Insuficiencë kardiake. Mjekët e QSUT-së, i kanë thënë, se i vetmi shpëtim për të, është transplanti i zemrës jashtë Shqipërisë. Xhemilja dhe Bledi, bashkëshorti, i janë drejtuar emisionit ‘Stop” për ndihmë.

“Kam katër fëmijë të vegjël. Pasi linda binjakët para dy muajsh, pësova një problem me zemrën. Ju lutem, më ndihmoni! Kam nevojë për një transplant që kushton shumë dhe unë nuk kam mundësi ta përballoj… Kam shumë nevojë për ndihmën tuaj!”, shprehet ajo.

Apelit të saj i bashkohet edhe bashkëshorti i saj, Bledi Agiçi, i cili thotë se nuk ka të ardhura ekonomike për të përballuar jetesën e jo më këtë operacion shumë të kushtueshëm. “Unë këta fëmijë dua t’i rris me nënë! Kush më ndihmon, faleminderit, do t’jua di të gjithëve.”

Insuficienca kardiake është një gjendje mjekësore serioze, ku zemra nuk arrin të pompojë gjakun në trupin e njeriut siç duhet, gjë që shkakton grumbullim të lëngjeve në mushkëri dhe pjesë të tjera të trupit.

Nëse dallohet dhe trajtohet në kohë siç duhet, pacientët mund të kenë jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko