Aktualitet

Video/ Aksident në Vlorë, italiani përplas makinën e policisë

               Publikuar në : 19:19 - 13/05/18 |
m.b

Një makine policie u përfshi në aksident pasditen e sotme pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Një mjet tip Hyndai që drejtohej nga një shtetas italian për shkak të parakalimit të gabuar ka përplasur mjetin e policise dhe i plagosur ka mbetur efektiviti i policise.

Nga përplasja makina e policisë është zhvendosur duke u përplasur me një tabelë, ndërsa efektivi i policisë ka marrë plagë të lehta në krah dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për aksidentin, që ndodhi në kryqëzimin e lagjes “10 Korriku”.

Pas