-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Video/ Aksident i frikshëm, makina përmbyset në Tiranë

opinion lajm i fundit

Rrallë ndodh që brenda qytetit të ketë aksidente të rrezikshme, pasi shpejtësia është e limituar. Por kjo makinë (shihni videon) është përmbysur sot në Tiranë në rrugën “Hoxha Tasim”. Policia bën të ditur se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimi paraprak ka rezultuar :

“Në rrugën “Hoxha Tasim”, mjeti me drejtues shtetasin K.D., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin F.K., ku si pasojë e përplasjes mjeti me drejtues shtetasin F.K., është përmbysur.

Nga përmbysja e mjetit me drejtues shtetasin F.K., është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Punohet për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve”, bën të ditur Policia Vendore e Tiranës.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko