Aktualitet, Kryesore

Vetingu/Konfirmohet në detyrë prokurori Kosta Beluri

Komisioni i Pavarur i Kualifikit vendosi sot konfirmimin në detyrë të prokurorit Kostaq Beluri, prokuror i njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Gjatë seancës dëgjimore atij iu kërkua llogari se pse nuk e kishte hetuar gjyqtarin Thanza.

Bëhet fjalë për pushimin e hetimit për “korrupsion” të nisur ndaj Thanzës, gjyqtarit që u shkarkua dje nga KPK-ja. Por vete prokurori deklaroi se hetimin e ka bere prokuroria e Shkodrës, ndërsa ai është bere pjese e hetimeve pas dy muajsh. Prokurori tha se e quante të drejtë vendimin e pushimit pasi nuk ka patur prova për korrupsion.

Kesisoj, trupa gjyqësore e vetingut, vendosi transferimin e çështjes që i përket procedimit penal numër 3 viti 2016 pranë organit kompetent për inspektim të shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore sipas pikës 4 në nenit 59, të ligjit 84, 2016.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko